Foto ilustruese

Formacionet/ Kërkohet bileta e dytë për finalen e sezonit, titullarët e Egnatia - Vllaznia! Shkodranëve u duhet fitorja

19 Maj, 18:51| Përditesimi: 19 Maj, 22:09

  • Share

TIRANË - Egnatia dhe Vllaznia luajnë këtë të diel në "Air Albania" për gjysmëfinalen e dytë të "Final 4". Dueli i kryeqytetit merr jetë në 20:00 dhe do mësojë se cila nga dy skuadrat do jetë përballë Partizanit në finalen e madhe të 26 majit e cila zhvillohet po në "Air Albania", ku do mësohet edhe kampioni i Superligës për edicionin 2023-24.

Në përballjen e sotme Egnatia është më e avantazhuar për shkak të renditjes në sezonin e rregullt (1), teksa i mjafton edhe barazimi që të kalojë Vllazninë (3). Përpara dy ditësh Partizani mundi 1-0 Skënderbeun dhe pret ndeshjen e sotme për të mësuar rivalët e finales, sipas skemës "Final 4" që po aplikohet për herë të parë këtë edicion.

Përpara ndeshjes, trajnerët Edlir Tetova dhe Thomas Brdaric kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare të sfidës.

Egnatia: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro Trajner: Edlir Tetova

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj Trajner: Tomas Brdariç

 

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?