Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb terren

6 Gusht, 14:19| Përditesimi: 6 Gusht, 15:06

  • Share

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.31 pikë dhe këmbehet me 91.80 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.02 pikë dhe këmbehet me 100.19 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0.14 lekë duke u kuotuar në vlerën 116.65 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 107.48 lekë, ose 0.22 lekë më pak se në fillim javë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?