Fondi i Krijimtarisë Letrare për të rinj, Qendra e Librit shpall 3 fituesit me tri dorëshkrime në prozë

17 Maj 2022, 21:15| Përditesimi: 18 Maj 2022, 09:39

  • Share

Nga 17 autorë e 9 shtëpi botuese që iu përgjigjën thirrjes së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, u shpallën tre fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj. 2 romane e një libër me tregime, kanë spikatur mes prurjeve, ku siç pohon drejtorja e Qendrës Alda Bardhyli, dramaturgët e rinj munguan.

“Flogerta Krypit, I jepet çmimi për romanin “28 rrahje zemre matematikore”, për konceptim strukturor modern të rrëfimit, të shprehur me ndjeshmëri të lartë artistike dhe ligjërim të pasur figurative”, thotë Bardhyli ndërsa dorëzon certifikatën.

“Vlerësohet Behar Jacaj, për librin me tregime “Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta”, duke dalluar mes prozatorëve të rinj bashkëkohorë, për befasinë e situatave rrëfimtare të shprehura me ligjërim artistik mbresëlënës”, thotë studiuesja Lili Sula.

“Xhoana Jakut, për romanin e zhanrit fantashkencë “Dritëhijet, fatet”, me një fantazi të çlirët dhe rrëfim shumështresor, të shprehura përmes një zhanri pak të lëvruar në letërsinë tone”, thotë Alfred Peza.

Tre anëtarët e jurisë që bënë vlerësimin e dorëshkrimeve të paraqitura për më shumë se 3 muaj, janë Lili Sula, Virion Graçi dhe Alfred Peza.

“Krahas fituesve do të mbështeten përmes kontakteve dhe promovimit edhe apolikuesit e tjerë”, tha Bardhyli.

Këto vlerësime synojnë të sigurojnë mbështetjen për shkrimtarët e rinj, në botimin e veprave të përzgjedhura. Vitin që lam pas, fitues ishin krijuesit e rinj, Nurie Emrullai, Dionis Prifti si dhe Ledian Gjeçi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?