'Foltorja po ha veten, zhgënjimi është i madh', Bejko: Argita në krye? Janë organizatë familjare, Berisha shkoi të nxirrte Bashën me shqelma

23 Maj, 18:24| Përditesimi: 23 Maj, 18:33

  • Share

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko dha edhe një koment në 'Studio Live' lidhur me aludimet se Argita Malltezi mund të jetë pasuese e Berishës në krye të Rithemelimit.

Bejko tha se Foltorja ka hyrë në fazën e ngrënies së vetes së vet, njerëzit po i ikin dhe zhgënjimi në rradhët e saj është i madh.

'Zonja Malltezi është non grata. Unë jam tek PD, ajo është një organizatë familajre. Demokratët shkuan me shpresë se Berisha është më i zoti se Basha. Tani ka zhgënjim. Shkuan disa deputetët së fundmi për kalkulime. Ka filluar leximi mbrapsht edhe prej tyre. Në këto kushte me një parti familjare, partinë e quante pronë të vetën. U çudit pse bënte rezistencë Basha, vajti ta nxirrte me shqelma. Tani është në fazën e ngrënies së vetes. Foltores i mungon kauza. Nuk i qëndroi tezave morale për të cilat njoftoi krijimin. Kështu ra Roma e lashtë, hëngri veten.', tha Bejko.


Lajmi kryesor:

'Dumani vuri kufirin tek thana' Bejko: Grupi i Metës e Berishës në hall me drejtësinë! Republikës së vjetër i ka ardhur fundi


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?