Shkrimi në median serbe

Flamuri i Kosovës në fanellën e kombëtares ukrainase, mediat serbe: Provokim ndaj Serbisë

11 Maj 2022, 11:19| Përditesimi: 11 Maj 2022, 11:25

  • Share

 

Ukraina në shenjë falënderimi për të gjithë shtete që e kanë mbështetur në një situatë lufte ka menduar të prezantojë një fanellë të re, ku pjesë e saj janë të gjitha flamujt e shteteve që janë gjendur pranë popullit ukrainas në një situatë të vështirë.

Mes flamujve të vendosur në fanellën e kombëtares ukrainase pa diskutim janë edhe ato shqiptarë, flamuri Kuq e Zi dhe ai i Kosovës, teksa në mes të hartës së territorit të Ukrainës shkruhet “Të bashkuar për Ukrainën”.

Veprim ky që ka “çmendur” serbët, të cilët e konsiderojnë këtë si një provokim, derisa ato kanë pyetur se si është e mundur që një vend që nuk e njeh Kosovën si shtet, ta bëjë një veprim të tillë.

“Provokim ndaj Serbisë. Ukraina e vendos flamurin e shtetit të ashtuquajtur të Kosovës në fanellën e re!?”, shkruan në titullin e medias serbe “Novosti Online”.

Në pjesën e përparme të fanellës, së bashku me stemën e Ukrainës dhe logon e prodhuesit të fanellave, është ngjitur mbishkrimi “U24”, i cili e shpall hyrjen e mundshme të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

E në pjesën e pasme të fanellës, përmes numrave, janë vendosur emrat e qyteteve të përfshira në konfliktin në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Ukraina do të luajë kundër Skocisë në fillim të qershorit në duelin e vlefshëm për “play-offin” e Botërorit 2022.

1652260883_Capture.JPG

E.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 11/05/2022 20:49

    Po sa bukur që nuk e pyeten Ramen dhe Vucicin se dihet se qfar do propozonin…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?