“Kalush Orchestra”

Fituan vendin e parë në ‘Eurovision’, Kalush Orchestra: Do të kthehemi në Ukrainë të luftojmë

15 Maj 2022, 13:45| Përditesimi: 15 Maj 2022, 13:46

  • Share

Ukraina jo vetëm që po emocionon të gjithë botën me qëndresën e saj ndaj Rusisë, por bëri edhe të gjithë fansat e “Eurovisionit” të “çmenden” pas “Kalush Orchestra”, grupi fitues të festivalit muzikor.

Kohët për ukrainasit janë vërtet të hidhura, por nuk mund të mos lumturoheshin për fitoren e tyre.

Solisti i grupi pas fitores së djeshme, pasi shprehur mirënjohjen ndaj publikut për votat, tha se do të kthehet bashkë me bandën në Ukrainë për të luftuar.

“Është e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë tani, është hera e parë që fitojmë Eurovizionin. Kemi një leje të përkohshme për të qëndruar në Torino. Nesër duhet të kthehemi dhe si çdo ukrainas jemi gati të luftojmë për aq kohë sa të mundemi”, u shpreh ai.

Ukraina e fitoi Eurovisionin në vitin 2016 me këngën ‘1944’ nga Jamala, këngë e cila, për ironi, kishte të bënte me krimet e tmerrshme të ushtrisë sovjetike ndaj tatarëve të Ukrainës gjatë Luftës së Dytë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xha Temja: 15/05/2022 23:32

    Keta jane atdhetare te vertete jo si disa qeveritare qe per interesat e tyre shesin edhe kombin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?