Drejt Punës

Firmoset marrëveshja për Qendrën Rinore Petrelë, Veliaj: Gati për European Youth Capital 2022

3 Dhjetor 2021, 17:37| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 17:38

  • Share

Tirana bëhet gati për 2022, kur do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi marrëveshjen për fillimin e punimeve për Qendrën Rinore në Petrelë.

“Një ditë fantastike për punë të bukura! Firmosëm marrëveshjen për fillimin e punimeve të Qendrës Rinore Petrelë.  Nismë me fokus të rinjtë e qytetit, energjinë e mirë - gati për European Youth Capita l2022”, shkruan Veliaj.

Gjatë 2022-it do të organizohen rreth 1000 aktivitete, me kryefjalë të Rinjtë e Tiranës, Rajonit dhe Europës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?