Josa me shallin e Besës

Firmos Mirel Josa, Besa pretendime për rikthimin në Superligë! Premtime për rikonstruksionin e stadiumit

5 Qershor, 13:05| Përditesimi: 5 Qershor, 13:08

  • Share

Mirel Josa është trajneri i ri i Besës së Kavajës. Trajneri tiranas ka firmosur për 1 vit me klubin, me qëllimin për ta rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, pasi Besa militon në kategorinë e parë.

Bashkë me Josën kanë hedhur firmën në kontratë edhe dy futbollistë si Mentor Mazrekaj, por edhe Jurgen Goxhaj, ndërsa firma dhe prezantimet janë bërë në ambientet e bashkisë Kavajë. Kryetari Fisnik Qosja ka premtuar se shumë shpejt do ketë zhvillime sa i përket rikonstruksionit të stadiumit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?