Vllaznia-Skënderbeu gjatë sezonit

Finalja e vogël Vllaznia-Skënderbeu, priten më pak tifozë në Air Albania! Ndeshja e fundit për Brdaric?

23 Maj, 12:22| Përditesimi: 23 Maj, 12:27

  • Share

Të premten në orën 19:00 në Air Albania luhet finalja e vogël e Superligës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Një 90 minutësh i skemës së ‘final-four’, që ishte menduar se do vlente për të përcaktuar skuadrën që do shkonte në kupat e europës, por për faktin që korçarët janë të dënuar nga UEFA ky detaj nuk vlen. Për rrjedhojë ndeshja do ketë vetëm vlerë statistikore, ndërsa mund të jetë e fundit edhe për trajnerin e Vllaznisë Thomas Brdaric. I pyetur për këtë detaj, kroato-gjermani dribloi me përgjigjjen.

“Duhet ta shkundim pak situatën në këtë ndeshje të fundit, me qëllim që ta ndahemi në mënyrën më të mirë me tifozët. Është e fundit për këtë sezon dhe duhet të ndahemi në mënyrën me të mirë me ta,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Sa i përket Skënderbeut, korçarët janë të orientuar për të nxjerrë në pah talentet në këtë fund sezoni. Korçarët pasi shitën sulmuesin Frenklin janë shumë afër të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Xhantun. Për 23-vjeçarin kamerunas ka një ofertë 200 mijë euroshe nga Danimarka dhe marrëveshja është thuajse e mbyllur.

Për finalen e vogël të ‘final-four’ ka pak interes edhe nga tifozët. Në Air Albania pritet një numër më i vogël mbështetësish sesa në dy gjysmëfinalet, ndërsa edhe çmimet nuk janë favorizuese. Bileta më e lirë është 1 mijë lekë pas porte dhe më e shtrenjta 4 mijë lek në tribunën vip.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?