Fillon gjyqi ndaj gazetarit amerikan në Rusi

26 Qershor, 10:57| Përditesimi: 26 Qershor, 14:10

  • Share

Gazetari amerikan Evan Gershkovich, mbërriti sot në një gjykatë në Yekaterinburg, Rusi, për fillimin e gjyqit të tij me dyer të mbyllura për akuzat për spiunazh, por që ai i mohon.

Gazetari, i arrestuar në Rusi për 15 muaj, u shfaq në sallën e gjyqit i qethur dhe i veshur me një këmishë të errët.

Gershkovich, një gazetar i të përditshmen amerikane Wall Street Journal, u arrestua në të njëjtin qytet më 29 mars të vitit të kaluar ndërsa në një restorant teksa po punonte për një artikull mbi operacionet e grupit Wagner.

Më 13 qershor, Gershkovich u akuzua zyrtarisht për spiunazh për "mbledhjen e informacionit sekret" për një objekt që ndërton dhe riparon pajisje ushtarake në rajonin e Yekaterinburgut.

Nëse shpallet fajtor ai rrezikon të dëmohet deri në 20 vjet burg.

Ndërkohë pas kësaj seance Gjykata e Rajonit Sverdlovsk në Yekaterinburg ka njoftuar se ajo e radhës është caktuar për 13 gusht, e cila po ashtu do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?