Fier/ Dita Botërore e të moshuarve, 71-vjeçari: Dallgët e jetës më përplasën në azil

1 Tetor, 16:58| Përditesimi: 1 Tetor, 17:08

  • Share

Ilir Jorgo është 71 vjeç, ka punuar për disa vite mësues i Biologjisë dhe Kimisë e mandej është larguar në emigrim në Greqi. Ai rrëfen për Report tv se jeta nuk ka qenë e lehtë për të.

“Jam lindur dhe rritur ne Tiranë, me origjinë jam nga Korça, por dallgët e jetës më përplasën në azil. Kisha 2 opsione në Kavajë ose në Fier, sepse në Tiranë nuk kishte vende. Unë zgjodha Fierin dhe mund të them se ndihme mirë. Është dramë e madhe të mbetesh në azil, por u bënë dy vite dhe tashmë jam ambientuar, Fieri më ka pëlqyer sepse eci 12 km në këmbë, ka shumë gjelbërim e lulishte”.

Në Ditën Botërore të të Moshuarve, Ilir Jorgo thotë se azili nuk është zgjidhja më e mirë, por ishte i detyruar, pasi me bashkëshorten u divorcua disa vite më parë, ndërsa vajzat jetojnë jashtë vendit.

“Unë kam mbaruar shkollen e lartë, kam punuar mësues disa vite. Më pas ka shkuar në emigracion, atje më është shkatërruar familja. Jam divorcuar. Vajzat jetojnë në Athinë. Këtu jam vetëm. Erdha në azil për shkak se pensioni është i ulët dhe s’kisha mundësi të tjera për të përballuar jetesën. Tani unë shpresoj që Zoti të më japë shëndet!”

1 Tetori është Dita Botërore e të Moshuarve, ndaj me këtë rast u zhvillua një aktivitet që synon sensibilizimin për kujdes ndaj tyre.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kadri: 02/10/2024 11:33

    Kamë qën mësues dola në pesjon në 2oo2 pensioni më doli qesharak 14ooo tashti më ka shkuar 29000 Në kohen e E..... do mersha 70 përqind të rogës 6000.pensjon

    Përgjigju
  • kadriu: 02/10/2024 11:18

    Kam qën mësus

    Përgjigju
  • Yllka: 01/10/2024 17:18

    U bèmè shume psesimist ne arsimtaret per te ardhmen.Me vjen keq per zoterine!Te punosh nje jete te tere dhe pensioni i pamjaftueshem

    Përgjigju
    • Vimi: 02/10/2024 10:45

      Zotëria thotë ka punuar disa vjet kështu që pa tjetër ska pension të plotë. Ç'të behet vertet me ata që punuan tërë jetën dhe s'është mjaftushëm për të jetuar minimalisht. Kjo është keqardhje e madhe.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?