Festë 3 ditore, Dibra çel sezonin turistik veror, promovohen prodhimet dhe tradita e zonës

27 Maj 2022, 20:56| Përditesimi: 27 Maj 2022, 21:07

  • Share

Kulinaria, prodhimet bujqësore me qershitë e famshme të Dibrës, mjaltin bio dhe tradita e artizanëve janë bërë bashkë në panairin e çeljes së sezonit turistik ‘Dibra n’Festë’. Stendat me produktet natyrale të frutave të pranverës, por edhe muzika e festa e fëmijëve sollën një atmosferë festive në Bulevardin "Elez Isufi".

Në vizitën e panairit festiv nuk munguan dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, ajo e Bujqësisë Frida Krifca.

“Vetëm me një kalim që kemi bërë sot në Bulevard kuptuam se çfarë diversiteti mund të gjesh sot në Dibër dhe sa shumë gjëra mund të bësh vetëm në një fundjavë”, tha Balluku.

Për Ministren e Bujqësisë Frida Krifca aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për të promovuar atraksionet natyrore, agroturizimin dhe turizmin kulturor të Dibrës.

“Dibra është në sezon tursitik në 12 muajt e vitit. Është një qark me një traditë bujqësore dhe blegtorale të pasur. Tashmë me rrugën e Arbrirt që mundëson aksesin e fermerëve që të dalin në tregje më të mëdha. Dibra ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe me turizmin rural dhe agroturizmin dhe është shumë mirë që ky potencial të shfrytëzohet dhe më tej”, tha Krifca.

Dibra n’Fest do të vazhdojë për tre ditë, me ture në destinacione të ndryshme turistike ku nuk do të mungojnë dokumentarët dhe koncertet me këngëtarë të njohur si Elita 5 etj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?