Ferrari

Ferrari po përdor inteligjencën artificiale në Formula 1

10 Maj, 16:08| Përditesimi: 10 Maj, 16:15

  • Share

"FerrAI" nuk është një shpikje, por një realitet. Skuadra nga Maranello e përdor atë për gjashtë vjet tashmë. Në gara dhe jo vetëm, është shumë i dobishëm, siç tregohet nga përparimi i fundit i modelit SF-24 të makinë.

Ferrari është duke përdorur inteligjencën artificiale në botën e shpejtësisë për gjashtë vite, kur askush nuk fliste ende për të. Jo një mjet si aksesor, por një mjet gjithnjë e më strategjik dhe vendimtar, pasi është i përsosur. Duke evoluar shumë shpejt për pesë vjet, ajo arriti pjekurinë dy-tre vite më parë.

Në Maranello ajo po bën diferencën dhe është pas ecurisë së mirë së fundmi, vendimtare të skuadrës së kuqe. Por si funksionon?

Nuk ka furnizues apo konsulentë të jashtëm, gjithçka prodhohet në shtëpi, gjë që lejon që rreziku i rrjedhjes së informaconeve rreth këtyre projekteve të jetë më i vogël. Prandaj, këtu është kufiri i vërtetë në të cilin skuadrat lëvizin (ende) në liri të plotë, duke mos pasur nevojë të merren me kufizime nga rregulloret. Për këtë foli një punonjës i Ferrarit.

-Sa njerëz punojnë në inteligjencën artificiale brenda Ferrarit dhe kush e udhëheq këtë grup pune? 

Inteligjenca artificiale brenda Maranellos ka një emër dhe një mbiemër, Marco Adurno dhe ka katër persona në pjesë të saj, jo më shumë. Për t'u zbatuar, përfundimet shtrihen më pas në të gjithë Grupin e Performancës, rreth njëzet inxhinierë.

Kur filloi?

Në 2020, me marrjen e Adurno nga Red Bulli. Së shpejti ai do të mbushë 45 vjeç. Një figurë shumë e çmuar. I punësuar në 2019, Adurno arriti të zhvendosej në shtator në Itali dhe projekti filloi në fillim të 2020.

Si po përparon AI në Ferrari?

Dy vjet kaluan në eksperimente dhe përpunime, kështu që plani filloi të funksiononte në vitin 2022, me një kërcim të madh në cilësi në korrelacionin dhe metodologjitë e punës përkatëse nga mesi i vitit 2023. Prandaj frytet e kësaj pune vijnë pas nja dy vitesh, por kërcimi i parë i madh në performancë që i atribuohet AI është ky sezon dhe ne e kemi para syve tanë me SF-24. Ne mund ta përcaktojmë këtë makinë si Ferrari i parë konkurrues (gjithashtu) falë AI.

Çfarë aplikacioni gjen AI?

Përdoret për të eliminuar gabimet midis tunelit të erës dhe pistës. Po flasim për korrelacionin e famshëm, i cili është kaq i vështirë për t'u gjetur: me AI, futen të dhënat më të fundit nga të gjitha simulimet dhe nga pista dhe duke përdorur ato, inteligjenca artificiale identifikon kalibrimet dhe tregon se si të ndërhyhet për t'i korrigjuar ato.

Përmirësimi i ri i simulimeve një herë në pistë, për të ecur me shpejtësi sikur të kishte qenë tashmë fizikisht dhe jo vetëm virtualisht, Charles Leclerc e demonstroi këtë në mënyrë të qartë duke rregulluar fundjavën e tij dhe duke ndërmarrë një përballje shumë të ngushtë me Max Verstappen dhe Red Bull, pasi u desh të dorëzoheshin plotësisht në praktikën e lirë, një rrethanë e paparë më parë.

Si mund të shpjegohet me pak fjalë ky përdorim i AI?

Inteligjenca artificiale zbulon se si ta bëjë simulatorin të funksionojë më mirë, edhe nëse nuk e ka parë kurrë të funksionojë në këtë mënyrë.

A ka bërë ndonjëherë ndonjë gabim?

Jo, që kur u zhvillua, kurrë nuk na ka gabuar.

Çfarë vjen në të ardhmen?

Ferrari dhe Red Bull, jo domosdoshmërisht në atë renditje. Mercedes po përpiqet në çdo mënyrë...", tha një prej punonjësve të Ferrarit për "Corriere dello Sport".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?