Fermerët vadisin tokat me ujin e ndotur nga kolektori, thahen perimet! Bashkia e Fierit për Report Tv: Nuk kemi dijeni, do dërgojmë specialistë

27 Maj 2022, 17:11| Përditesimi: 27 Maj 2022, 17:25

  • Share

Ujërat që mblidhen nga kolektori i Levanit nuk kanë sistem filtrues. Ato përdoren për vaditje nga fermerët e zonës së Darzezës, të cilët thonë se me dhjetëra hektarë tokë të mbjella me shalqi e perime janë dëmtuar.

"Kemi problem ujin e ndotur të kanalit është me infeksion të stallave të derrave. Ata duhet ta bëjmë me gropa septike. Ndotja na dëmton shumë! Thanë bimët, shtrembëron shalqirin. Të gjitha dëmtohen! Nuk jam vetëm unë por jemi shumë fermerë, këtu në Darzezë mbillen 100 hektarë tokë me bostan e shalqi. Po edhe për pushuesit se uji derdhet në det dhe pushuesit bëhen me puçrra me plagë nga ky ujë i ndotur", tha një fermer.

Dyshohet se ndotja vjen nga zona e Shtyllasit ku ndodhen disa stalla bagëtish e derrash. Ujërat me fekale, përmes kanaleve kulluese mbërrijnë në zonën bregdetare.

"3 - 4 hektarë tokë kam mbjellë. Kam investuar shumë lek, s'ka shtet këtu që të vijë të shohë  se çfarë bëhet. Këtu s’vjen askush të vijë të shohë ca bëhet. Shihe vetë qepën, pataten, misrin, janë tharë bimët", tha një fermere.

Më shqetësues është fakti se uji i ndotur që tërhiqet nga hidrovori i Darzezës derdhet ne det.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?