Fëmijët dhurojnë shfaqje me dy balerinë italianë në Gjirokastër, koreografja: Kemi planifikuar një tjetër aktivitet tjetër me të rinj

3 Maj 2022, 15:26| Përditesimi: 3 Maj 2022, 15:48

  • Share

Koreografia Elisa Barucchieri dhe dy balerinë nga Rajoni i Puljas përgatitën për ditë me radhë fëmijët e një shkolle private në Gjirokastër, për të realizuar shfaqjen artistike "Kërcim në ajër dhe përqafim zemrash".

Kërcënimi Kontemporan mori duartrokitjet e publikut në sallën e kinemasë, ndërsa koreografja italiane premton rikthim me shfaqje të tjera në qytetin e gurtë.

“Ne sollën një vallëzim kontemporan pasi mendojmë se është shumë e rëndësishme për të krijuar një vizion të ri tek fëmijët. Çdo moment ishte një përqafim, përshëndetje apo inkurajim për një sfidë shpërthyese”, thotë Elisa Barucchieri, koreografe e shfaqjes.

Ajo shton se "ne kemi planifikuar një aktivitet tjetër me të rinj dhe me aktorë profesionistë, një shfaqje teatrale që do të ngjitet në skenën në javën e parë të qaershorit  kur inaugurohet teatri i ri i Gjirokastrës".

Këto aktivitete kulturore janë produkt i bashkëpunimi të hershëm ndërmjet ambasadës italiane dhe bashkisë Gjirokastër, mbështetur nga programi IADSA.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?