Kristjan Asllani

Fëmija që u burrërua nga futbolli! Në Itali nderojnë Kristjan Asllanin, të gjithë banorët në shesh

8 Korrik, 19:38| Përditesimi: 8 Korrik, 19:44

  • Share

Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares dhe Interit po përjeton një sezon fantastik. Djaloshi 22-vjeçar u shpall kampion me Interin, ndërsa ishte pjesë edhe e Euro 2024 me Shqipërinë.

Në Buti, qytezën pranë Pisës ku u rrit dhe aty ku të gjitha rrugët e "njohin" si djaloshin me topin në këmbë, për të do ketë një event special më 12 korrik. Të premte në orën 10:15 të gjithë banorët do dalin të takojnë djaloshin që u burrërua nga futbolli.

Komuna e Butit ka bërë thirrje që të gjithë banorët të dalin në sheshin 'Garibaldi' për të takuar lojtarin që dikur aty luante me top si fëmijë dhe ka një lidhje të fortë me këtë qytezë.

I lindur në Elbasan, Kristjan Asllani u zhvendos në komunën e Butit kur ishte ende fëmijë dhe u rrit pikërisht aty, para se niste rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe për t’u bërë futbollist i madh, fillimisht te të rinjtë e Empolit dhe më pas në skuadrën e parë toskane. Prej dy sezonesh ai është pjesë e Interit në Serie A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?