Fati i keq i Bashës: Edhe nëse fiton zgjedhjet, pushteti do t'i shkojë partive të tjera

9 Mars 2021, 18:03| Përditesimi: 9 Mars 2021, 18:20

  • Share

Të gjithë sondazhet e pavarura, por edhe analizat që bëjnë publikisht apo privatisht opinionistët e çdo orientimi politik, thonë se edhe këtë herë opozita ka pak mundësi të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Në këtë përllogaritje hipotetike nuk merren parasysh parashikimet optimiste të liderëve të partive, që shkojnë nga 88 mandate maksimale që Edi Rama ëndërron të fitojë (me 78 mandate si rezultat bazë), në “shumicën dërrmuese” në të cilën fantazon prej muajsh Lulzim Basha, apo më shumë se 30 mandatet që imagjinon të fitojë Monika Kryemadhi. Në të vërtetë, vlejnë pak edhe bindjet e disa analistëve-militantë që në sallonet televizive parashikojnë fitoren e opozitës thjeshtë sepse ''nuk besojnë'' në mundësinë se Edi Rama mund të fitojë përsëri. Ato që vlejnë në të vërtetë janë analizat e ftohta të të dhënave dhe në fund, rezultati real që do të dalë nga kutitë e 25 prillit. 

Janë pikërisht këto të dhëna që zbulojnë një fakt tronditës për Lulzim Bashën: edhe nëse zgjedhësit do t’i besonin mandatin për t’u bërë kryeministër, nuk do të jetë PD forca e mazhorancës. Si të mos mjaftonin urdhërat e Berishës që do të vazhdojnë të kushtëzojnë përzgjedhjet e tij, qeveria në dukje e Lulzim Bashës, do të jetë plotësisht peng jo vetëm e presioneve dhe shantazheve të LSI që në çdo rast do të jetë vendimtare për të fituar shumicën, por edhe e atyre partive të vogla aleate. Lulzim Basha ne fakt i ka dhuruar 6 vende të sigurta brenda ''koalicionit për ndryshim'', liderëve të partive të tjera si Fatmir Mediu, Agron Duka, Shpëtim Idrizi (me Mesila Doden), Vangjel Dule e deri edhe Dashamir Shehi që do të jenë bashkë me Ilir Metën (përmes Monika Kryemadhit) pronaret e vërteta të mazhorancës.  

Zgjedhja për t’i dhuruar 6 mandate forcave politike të cilat kurrë nuk do ta arrinin atë rezultat nëse do të futeshin në garë të vetme, duket një gabim i bërë nga Lulzim Basha në kurriz të partisë së tij. Kur Edi Rama në 2017 evokoi imazhin e “tepsisë” nga e cila donte të çlirohej, aludonte pikërisht për urinë e pushtetit që e tregonte hapur Ilir Meta, nga fakti se nga deputetët e tij varej mbijetesa e qeverisë. Nesër, nëse Lulzim Basha do të fitonte duke sfiduar të gjitha parashikimet, do të gjendet në një situatë akoma më të keqe, në të cilën do të duhet të kënaqë jo vetëm pretendimet e Monika Kryemadhit (e cila sigurisht që nuk do të jetë ndryshe nga i shoqi në përmasat e kërkesave), por edhe ato të pesë forcave të tjera politike që falë 6 mandateve të marra dhuratë, do të vlejnë më shumë se vetë PD. 

Në zgjedhjet e 25 prillit Lulzim Basha rrezikon më shumë se të gjithë, pasi nëse humb do të jetë faji vetëm i tij, por nëse fiton, pushteti i vërtetë do t’i shkojë të tjerëve. (c.b.)

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • benbui: 09/03/2021 20:42

    hahahaha hahaha hhahahaha hahahah ahhahaha hahahah ju jeni bere qesharake deri en detaje

    Përgjigju
  • Ylvi: 09/03/2021 20:19

    Pra nese ndan pushtet, qenka gje jo e mire, nese perqendron tek vetja, eshte perfekte. Cfare mentaliteti autokratik.

    Përgjigju
  • eli: 09/03/2021 20:03

    Te gjitha keto qe thua ti kane pak rendesi.E rendesishme per Lulin e per te gjithe,eshte qe te fitojne dhe te shkaterrojne reformen ne drejtesi.Te tjerat do rregullohen si te munden me pas.

    Përgjigju
  • Like: 09/03/2021 19:12

    Perseri kjo surrat kali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?