Eurovision

Eurovizioni 2022, një mesazh për paqen, më tepër se sa një fitore për muzikën

16 Maj 2022, 22:48| Përditesimi: 16 Maj 2022, 22:49

  • Share

Me siguri edhe ju jeni mërzitur që Shqipëria nuk u kualifikua në finalen e këtij evenimenti muzikor. Pavarësisht debateve të lindura mbi performancën e Ronela Hajatit, sërish gjithsecili nga ne do të donte që vendi ynë të ishte në finale. Është çështje krenarie dhe bëhet fjalë për një eveniment shumë tërëndësishëm.

Shumë persona e komentojnë Eurovizionin si një organizim me përzgjedhje tërësisht politike, ku vende tëndryshme votojnë përgjithësisht fqinjët territorialë, ose shtetet me të cilat kanë raportet më të mira politike. Mirëpo nuk funksionon kështu. Kam vite që e ndjek këtë organizim dhe me futjen në funksionim të votave të publikut, fitorja përgjithësisht ka qenë e merituar për këdo nga artistët e viteve të mëparshme.

Për më tepër, nëse e patë edhe sistemin e votimit të këtij viti, Gjermania mbeti në vend të fundit me 0 pikënga juritë dhe shumë pak pikë nga publiku. Nëse gjithçka do të ishte politike, Është e sigurtë qëGjermania prej jurive të shteteve të ndryshme do të siguronte shumë më shumë pikë, pasi mbetet shteti më i fuqishëm politikisht dhe ekonomikisht në Europë. Fakti që u rendit e fundit, do të thotë që ideja e përfshirjes politike nuk është e drejtë.

Ndërsa për sa i përket këngës fituese, shumë prej nesh e prisnin fitoren e Ukrainës për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. E ndjenim, ama jo sepse Ukraina kishte këngë fituese. Unë mendoj se Ukraina fitoi për shkak të situatës, në të cilën ndodhet, jo për shkak të një kënge që të linte mbresa, apo një vokali tëjashtëzakonshëm. Kishte plot pretendent për fitore ndër atyre që realisht diskutoheshin për vokal dhe këngë, si Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Suedia apo Greqia. Ndërkohë fitoi Ukraina, e cila pak kohë mëparë rrezikonte edhe skualifikimin. Por Eurovizioni mbetet një eveniment që kërkon të transmetojë diçka. Çdo këngë fituese është zgjedhur edhe vite më parë për të dhënë një mesazh dhe mesazhi i këtij viti ështëtepër i qartë. Të gjithë ne, të gjitha vendet, jemi me Ukrainën./ Bota.al

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Papagalli: 18/05/2022 01:23

    Nuk ma ndjen fare per njollen e zeze qe i vuri Shqiperise Ronela Hajat me ate paraqitje skandaloze dhe me ate kenge qe e tille nuk mund te quhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?