Nihat Ozbek

Arrestohet në Rinas turku i dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë! Europol: Pronar i 703 kg drogë e fshehur mes sapunit kapur në portin e Hamburgut

29 Nëntor, 13:04| Përditesimi: 30 Nëntor, 16:43

  • Share

Një operacion ndërkombëtar mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e një trafikanti të dyshuar heroine që drejtonte një rrjet kriminal që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore.

Bëhet fjalë për Nihat Ozbek me origjinë nga Turqia, i cili dyshohet se është kreu i një rrjeti kriminal përgjegjës për importimin në shkallë të gjerë të heroinës nga Irani në Evropën Perëndimore. Ai dyshohet se është pronari e ngarkesës prej 703 kilogramëve heroinë sekuestruar në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni dhe kishte origjinë Iranin

57-vjecari mësohet se u arrestua më 23 nëntor 2024, sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit, por kapja e tij u mbajt e fshehtë për shkak se operacioni ishte ende në zhvillim nga Europol. Ozbek po udhëtonte nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë janë kontrolluar prona rezidenciale dhe bizneset e lidhura me të dyshuarin dhe të dashurën e tij në Roterdam të Holandës.

Hetimi ka arritur të lidhë të dyshuarin me konfiskimin e 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë kontejnerësh sapuni me origjinë nga Irani. Një dozë e vetme heroine, me peshë në njësi të konsumit me dy shifra miligramësh, mund të jetë fatale për konsumatorin. Aktualisht, i dyshuari po pret ekstradimin në Gjermani, informon Europol

Në këtë hetim morën pjese, Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane, Policia kufitare Shqiptare si dhe Europol, Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar.

Europol ka mbështetur këtë hetim që nga prilli i vitit 2022 dhe në gusht të vitit 2023, në Europol u krijua një Task-Forcë Operacionale.

Ndërsa kokaina zë titujt kryesorë, trafikimi i heroinës mbetet ende një aktivitet tërheqës për kriminelët. Qëllimi i Task-Forcës është identifikimi dhe shkatërrimi i strukturës së "komandës dhe kontrollit" të furnizimit me heroinë, duke synuar rrjetet kriminale në BE dhe përtej saj, që janë përgjegjëse për ngarkesa heroinë prej shumë tonësh drejt BE-së, thuhet në njoftimin e Europol.

Autoritetet e përfshira në këtë hetim
Gjermani: Zyra Federale e Policisë Kriminale (Bundeskriminalamt) dhe Zyra e Prokurorit në Dresden/Gjermani
Holandë: Policia e Holandës - Njësia Kombëtare e Hetimeve dhe Operacioneve Speciale dhe Shërbimi i Prokurorisë Publike të Holandës - Zyra e Prokurorit Publik Kombëtar.
Shqipëri: Policia Kufitare
Europol: Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar të Rënda

 

Heroina e sekuestruar

Ora 14:56
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë

1732888651_nihatozbek.JPG

Një operacion ndërkombëtar nga Europol çoi në arrestimin e një shtetasi turk, i dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Evropën Perëndimore. Në foton e siguruar është turku Nihat Ozbek, i dyshuari si kreu i rrjetit kriminal.

57 vjeçari u arrestua më 23 nëntor të këtij viti, por kapja e tij u mbajt e fshehtë për shkak se operacioni ishte ende në zhvillim.

57 vjeçari kërkohet nga Gjermania dhe pritet të ekstradohet brenda 1 jave. Thuhet se rrjeti kriminal ka kontrabanduar rreth 2 ton heroinë nga Irani në Gjermani.

Gjykata rajonale e Dresdenit ka dënuar një 41 vjeçar me kombësi turko serbe si organizatorin e dërgesave, me 12 vite burg.  

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?