Euro 2024/ Franca në tapet, Spanja e përmbys 2-1 për katër minuta! Iberikët finalistët e parë të Evropianit, rekord nga Yamal

9 Korrik, 22:53| Përditesimi: 10 Korrik, 14:33

  • Share

MUNICH - Spanja është finalistja e parë e Kampionatit Evropian "Gjermani 2024". Iberikët fituan 2-1 me përmbysje kundër Francës në gjysmëfinale dhe janë një ndeshje larg trofeut. Kolo Muani shënoi për "Gjelat" pas nëntë minutave lojë, ndërsa spanjollët përmbysën me "perlën" e Lamine Yamal dhe golin e Dani Olmo në harkun e katër minutave.

Ndeshja/ Loja nisi nën kontrollin e francezëve që ngacmuan në minutat e para. Duhej një veprim i bukur i Mbappe që këtë ndeshje e zhvilloi pa maskën për mbrojtjen e hundës, që në minutën e nëntë Kolo Muani të kalonte Francën në epërsi pas një goditje me kokë.

Goli i pësuar "ndezi" spanjollët që filluan reagimin. Nuk vonoi shumë dhe djaloshi Lamine Yamal realizoi një perlë nga jashtë zone në minutën e 21-të, duke shtangur Maignan në portë dhe vendosur ekuilibrat në 1-1. Vetëm 16 vjeç e 362 ditë mbi shpinë, Yamal bëhet golashënuesi më i ri në gjithë historinë e Kampionateve Evropiane.

Goli i shënuar i dha zemër "Furisë së Kuqe" që vetëm katër minuta pas barazimit gjeti edhe golin e përmbysjes. Ishte Dani Olmo që në minutën e 25-të me një të djathtë e ndali sferën në rrjetë, teksa gëzimi ishte i madh për Iberikët.

Në pjesën e dytë u duk se Franca do kishte kontrollin e lojës, por Spanja nuk e lejoi dhe kështu është finalistja e parë e Euro 2024. Nesër në 21:00 luhet Holandë - Angli në Dortmund, aty ku do mësohet edhe finalisti i dytë i Euro 2024.

Finalja e madhe e "Gjermani 2024" luhet në datën 14 korrik në orën 21:00 në Berlin.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Simon; Cucurella, Laporte, Nacho, Navas; Rodri, Fabian; Ëilliams, Olmo, Yamal; Morata.

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Dembele, Kolo Muani, Mbappe.

Notat e ndeshjes sipas FlashScore, Dani Olmo (Spanja) lojtari më i mirë në fushë:

Ora 21:31
Supergoli kundër Francës, Lamine Yamal vendos rekord! Bëhet golashënuesi më i ri në Evropiane


Me golin kundër Francës në gjysmëfinalen e Euro 2024, fantazisti i Spanjës Lamine Yamal bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Europianeve. Ai është vetëm 16 vjeç e 362 ditë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: