‘Etika’ përjashtoi 24 deputetë të opozitës, Bardhi: Tregon sa frikacak është Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit

2 Tetor, 18:43| Përditesimi: 2 Tetor, 19:04

  • Share

1727445521_bardhi.jpg

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetë të PD për kaosin dhe djegien e karrigeve seancën plenare të së hënës. Bardhi thotë se qeveria të fut në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova.

Bardhi thotë se ky vendim tregoi se sa frikacak është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që thotë se PS do i ketë përballë, si brenda apo jashtë Kuvendit.

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin. Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, shkruan Bardhi.

Vetë Bardhi mori dënimin me të rëndë, përjashtim me 60 ditë. 


Lajmi kryesor:

Dogjën karriget, dhunë e kaos në Kuvend! Ndëshkohen 24 deputetët e PD-së! Bardhi, Noka e Nallbati përjashtohen 2 muaj, 10 ditë për Palokën e 40 për të tjerët! Dëmet do i paguajnë nga rroga e tyre


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?