Erisa Xhixho për Report Tv: Meta do e drejtojë Partinë e Lirisë nga burgu! Lajmin për urdhërarrestin e babit e mësova nga media, mu desh t'ia thoja vetë

24 Tetor, 13:52| Përditesimi: 24 Tetor, 16:42

  • Share

Tirane - Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një intervistë për Report Tv thotë se Ilir Meta do të vijojë me drejtimin e Partisë së Lirisë nga burgu.

Partia e Lirisë e ka presidentin e saj, Meta do e drejtojë partinë edhe në kushtet e arrestit me burg, që është i panevojshëm, ata mund të vendosnin edhe dje për detyrim paraqitje, për sa kohë është paraqitur sa herë është kërkuar. Kemi rastin e Trump, që kandidon sot për president të SHBA edhe pse ka 34 akuza. Arrest me burg është  e pajustifikuar dhe jo proporcionale”, tha Xhixho në Report Tv.

Arrestimin e Metës e quan një përdorim nga qeveria Rama që po i bëhet drejtësisë për të goditur opozitën. Xhixho thekson se nuk do të tërhiqen për asnjë arsye nga aksioni opozitar. Edhe deputetja e PL Erisa Xhixho, njësoj si PD, flet për sulm të koordinuar ndaj liderëve të opozitës, ndërsa do të vazhdojnë aksionin e tyre opozitar me protestën e datës 29 tetor.

“Ne do vazhdojmë me aksionin opozitar, protestën e 29 nëntorit dhe me takim me qytetarët dhe denoncimet. Nuk na tremb asnjë përdorim i drejtësisë për t’i mbyllur gojën opozitës”, përfundoi Xhixho.

Në dosjen që SPAK ka kopsitur për Ilir Metën i akuzuar është dhe babai i saj Pirro Xhixho, i cili po hetohet për akuzën e korrupsionit pasiv për kohën që ka qenë në krye të AKEP. 

Për emisionin “Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, deputetja Xhixho thotë se pranon se janë ditë të vështira për familjen e saj dhe se në dosje nuk ka prova që vërtetojnë fajësinë e të atit

“Së pari unë e kam marrë vesh nga mediat. Ka qenë një situatë shumë e vështirë për familjen time. Më është dashur të lajmëroj vetë babain tim. Kjo nuk është normale. Më parë duhej të lajmëronin ne më pas mediat. Unë vlerësoj vendimin e gjykatës që dha dje për zbutjen e masës për babanë tim duke pasur parasysh gjëndjen dhe kushtet ku ndodhet babai im.

Dy tre ditë shumë të vështira dhe të shokuara, mund të them edhe pse u gëzuam për ndryshimin  e masës por jemi të revoltuar se unë dhe avokatët kemi parë dosjen. Nuk ka provë as fakte që implikon drejtorin e AKEP në përfitime personale. AKEP është një institucion kushtetuese që zgjidhet nga parlamenti dhe funksionon nga bordi ku vendimet janë kolegjiale. Nuk ka provë që të implikojë babanë time. Do të ndjekim procedurën ligjore me bindjen e thellë se do dalë i pafajshëm” tha Xhixho

Nuk habitet me kërcënimet e Ilir Metës ndaj Dumanit në sallën e gjyqit dje në GJKKO dhe flet për një drejtësi me standarde të dyfishta.

“ Ka shkelje të rënda proceduriale të arrestimit. Njerëz me maskë, pa identifikim që i afrohen një ish presidenti, një ish kryetari i kuvendit. Ishte moment i panevojshëm. Mund ta thërrisnin në SPAK apo polici. Po pse çfarë reagimi duhet të ketë? Se u tha që arrestimi i ligjshëm, ndërkohë arrestimi ishte i panevoshjëm në atë formë. U arrestua në formë banditeske nga policia. Ke dy standarde. Rasti i fundit Jurgis Çyrbes. La mandatin u kthye në ish deputet. Të ketë hetime dhe të atyre që vjedhin sot të hetohen në pozicione zyrtare dhe jo kur bëhen ish.

Ilir Meta po hetohet nga SPAK nën masën e sigurisë 'arrest me burg' për tre akuza korrupsion pasiv, pastrim parash, dhe fshehje pasurie. Në hetim në masë sigurie më të butë janë dhe Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës, babai i deputetes Erisa Xhixho, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku bashkëpunëtore e çiftit Meta.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jari: 25/10/2024 08:47

    LSI,,=PARTI LLUM,,,.QENEF..KELLIRA TE ULETA TE KESAJ SHOQERIE...FUTINI DINAMITIN LSI KUR TE JENE NE MBLEDHJE KRYESIE . ..MJAFT JEMI VJEDHUR NGA KETA....

    Përgjigju
  • Thoma: 24/10/2024 23:05

    Pershendetje! Gjeja me E mire do bej .te nxjerri dhe cfar pare ka te fshehura tua japi servilave .po Ben te pakten nje gje te mire .I Kan Ardhur mendet duhet te paguaj CDO qindark qe ka vjedhur

    Përgjigju
  • Azem Beta: 24/10/2024 20:59

    Ai me shoket e tij meritojn plumin kjo thot arrestim i pa ligjshem .

    Përgjigju
  • Linda: 24/10/2024 18:23

    Kam shkruar shume here per Xhixhon po kjo deputete kishte degraduar fare dilte vazhdimisht te kanali Syri i Berishes beri koalicion dhe koordinonte veprimtarin kriminale me Sude Jorida Tabakun Turdiun Sallakun (qe duhet hetuar urgjenisht pa asnje leshim) dhe e finalizuan me nxjerrjen e karrigeve dhe djegjen e tyre.Kemi te bejm me nje band terroriste te strukturuar qe kane nxjerre miliarda nga Shqiperia dhe po vazhdojn akoma dhe Tabaku nuk ndodhet dhe aq rastesisht ne Strazburg sot eshte mbuluar duke i marre te gjithe me vete! Te ndalojm grabitjen e Shqiperis se burgjet aty jane do shkojn nje nga nje!Nuk e besoj dot qe nje dudume si Xhixho te shnderrohet ne nje hajdute e popullit!

    Përgjigju
  • Meri: 24/10/2024 17:22

    Per here te pare them per dike qe ka vdekur, sa mire qe nuk eshte. E kete e them per prinderit e Pirros, sa mire qe nuk pane cfare mostrash u bene mbesa dhe i biri i tyre. Ti duhet te mbyllesh gojen. Ja kemi thene mamase tende disa here, largoje vajzen nga Iliri e Monika, por ajo ishte e kenaqur qe vajza po ngrihej lart e me lart. Kur te kap deliri do shume kohe te zbresesh perseri ne toke. Puna eshte me cfare shpejtesie bie, se po te kesh bere pak shkolle (se juve me se shumti us kane bere dhkollen) pershpejtimi ne renien e lire eshte 9.8 m/sec2. E aq lart sa ke fluturuar ti…..

    Përgjigju
  • Vreto: 24/10/2024 17:16

    Sju ka denuar as Spak as Rama por populli qe e ropet me dekada , dhe forca e popullit eshte beton e skeni ku te levizni , keni ren mrena si minj te djegur, zoti marrte hak

    Përgjigju
  • emigranti: 24/10/2024 16:51

    Patjeter,patjeter nga burgu,sepse ai eshte padrinua,behet gje ne ata bande pa hyqmin e padrinos?Mos u merzit moj zv/padrino e bandes,se nuk ua ka njeri me merakun,vazhdoni detyren ju,deri sa t'ju kycin dhe juve te tjereve ne ndonje vrime burgu,se ne burgun e grave mezi po ju presin!

    Përgjigju
  • Qytetar: 24/10/2024 16:47

    Si s’keni turp qe u jepni platforme te flasin ketyre plehrave qe kane grabitur parate e popullit me te varfer ne Evrope. Jemi rritur ne shkolla pa xhama, pa ngrohje. Kemi spitale ku ende vdesin njerezit per mungese ilaçesh e aparaturash. Per cfare ankohet kjo hajdute? Ju meritoni hetuesi si ne kohe te Koçi Xoxes.

    Përgjigju
  • Beni: 24/10/2024 16:37

    Foli dhe kjo hajdutja që vidhnin familjarisht për vete dhe për Metën,si nuk kanë turp këto lloj femrash ,kaq llum janë ? Kjo është partia më e qelbur që ka patur Shqiperia ,këta e dinë që të gjithë se Meta dhe Kryemadhi kanë vjedhur ,kanë vrarë ,kanë bërë të gjithë poshtërsitë dhe dalin dhe i mbrojnë sepse janë të gjithë përfitues,i ka bërë deputetë për këtë ditë që të dalin të lehin për ta. Turp të keni Xhixho, Mehmetaj, Blushi, Haxhinasto, Vasili,jeni që të gjithë hajdutë

    Përgjigju
  • o lali: 24/10/2024 16:23

    ca partie do drejtoje moj e mjere... ku ka ngel mo parti, me 5 veta qe dolen ta pershendesin tek dera e spakut ajo eshte partia. ik boj ndonje pune ik aman

    Përgjigju
  • Letica: 24/10/2024 16:01

    O Erisa cfare ke me shume se ne ti qe qekur dole nga bankat e shkolles fap u bere deputete Oh harrova thone se je dashnorja e Metes dhe ne kembim dhe babit tend i ka hedhur nje kocke ta lepije Ilir Meta bashke me LSQine e tij groposi kete vend Beri ne moshen 19 vjece pa mbarua deputete Keti Mehmetit dhe Floida Kerpaçi Ilir Meta futi frymen qe nuk ka nevoje se cfare njeriu je dhe cfare arsmimi disponon por mjafton te jesh me LSQ…. e behesh dikushi Nje nder keto eshte dhe kjo Erisa Xhixho,o erisa boll lehe nqse babai yt ka punuar me ndershmeri nuk e gjen gje nqse ka futur duar hallall burgu dhe konfiskimi

    Përgjigju
  • flori: 24/10/2024 15:59

    I siguroi takimet "speciale"ma Liken kjo baxhella,epo Likja beqar është tani. Sa për të atin ai duhet të burgoset sepse është hajdut i ndyrë,boll më "është i moshuar"sepse në gjith botën nuk bëjnë dallime të tilla kur ne në burgje kemi plot gra dhe burra të moshuar.

    Përgjigju
  • Zakarel zaka: 24/10/2024 15:40

    T fala babit

    Përgjigju
  • Mondi: 24/10/2024 15:27

    Buce! Dashnorja historike e Artur Metanit dhe Ilir Metes

    Përgjigju
  • Spak #1: 24/10/2024 15:14

    Te gjithe si familje I pas keni zhyte duart ne xhepin e popullit, por timonieri juaj te jape llogari per gjithe zollumet .

    Përgjigju
  • mark: 24/10/2024 14:41

    C'JANE KETO PLEHRA,,,,TE GJITHE NE BYRG DO HYNI,,,TE DOREZONI SENDET E VJEDHURA,,,..CDO GJE,E KENI BERE ME VJEDHJE..NJEREZ TE NDYRE...LSI DUHET TE DALE JASHTE LIGJIT...

    Përgjigju
  • Niku: 24/10/2024 14:32

    Sa e pa fytyre kur del e flet ..., me don meten ju lidh biznesi familjar ,ju lidh korrupsioni ju lidh partia hajdute...por llogarite i keni bere gabim menduat se ishit te pa prekshem, tani nga hundet do i nxirrni ato qe keni grabitur.

    Përgjigju
  • tefik: 24/10/2024 14:27

    S'ka Prova keshtu thone te gjithe hajdutet edhe kjo nuk eshte me e mire se Meta dhe Monika.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 24/10/2024 14:27

    PER BURG JE EDHE TI MOJ <ZONJE>...TE GJITHEVE DO TJU VIJE RADHA. PA MERAK

    Përgjigju
  • Mergimtari: 24/10/2024 14:13

    Te gjithe fshihen pas "vendimeve kolegjale".Po ky popull pse u katandis ne kete gjendje?Kjo tregon se pas ndarjes te parave te grabitura na thoni :"VENDIM KOLEGJAL". TURP,per kete vajze qe flet ne kete menyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?