Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Erdogani thirrje OKB: Të ndërhyet me forcë nëse Izraeli nuk ndalon sulmet në Gaza 

1 Tetor, 16:32| Përditesimi: 1 Tetor, 16:44

  • Share

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar dje (30 shtator) se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara duhet të rekomandojë përdorimin e forcës, në përputhje me një rezolutë të miratuar në vitin 1950, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të ndalojë sulmet e Izraelit në Gaza. dhe Libanit.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë më i heshtur ndaj banditizmit të Izraelit që i ka vënë flakën të gjithë rajonit. Nëse Këshilli i Sigurimit nuk tregon vullnetin e nevojshëm, Asambleja e Përgjithshme duhet të vërë me shpejtësi në zbatim autoritetin e saj për të përdorur forcën, si në rezolutën e Bashkimit për Paqe të vitit 1950”, tha Erdogan. 

Sipas Reuters, rezoluta në fjalë thotë se Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mund të ndërhyjë nëse 5 shtetet me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit - SHBA, Britania, Kina, Franca dhe Rusia - nuk arrijnë të sigurojnë paqen në botë.

Këshilli i Sigurimit është i vetmi organ i OKB-së që mund të marrë vendime që kanë fuqin e ligjeve, si autorizimi i përdorimit të forcës dhe vendosja e sanksioneve.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka denoncuar disa herë sulmet e Izraelit në Gaza dhe ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet tregtare me të.

Gjithashtu, Ankaraja ka kërkuar të jetë pjesë e çështjes së gjenocidit të ngritur kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, akuza të cilat Izraeli i hedh poshtë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?