Erdhën karnavalet e Korçës! Rrugët e qytetit mbushen me maska shumëngjyrëshe, argëtim e spektakël deri në mbrëmje!

8 Qershor, 11:50| Përditesimi: 8 Qershor, 12:29

  • Share

Ka nisur atmosfera festive e karnavaleve në qytetin e Korçës ku rreth 500 qytetare te veshur me kostume te ndryshme, që përfaqësojnë indentitete nga më të larmishmet japin shfaqje në rrugët e qytetit.

Mes performuesve grupe nga vende te ndryshme te Ballkanit jane bere pjese e ketij eventi te pervitshem ne juglindje.

Mbremja e së shtunës kulmon me festivalin e karnavaleve që njeherazi do te çelë sezonin turistik në Korçë.

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë që në vitin 1940, kur jeta kulturore ka qënë e larmishme në këtë qytet. Më pas krijimi i shoqërisë kulturore “Rinia Korçare” i dha një hov të madh kësaj feste duke e kthyer në një traditë për Korçën.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?