RTSH dhe drejtori i ri, Enkelejd Joti

Politikë

Enkelejd Joti zgjidhet Drejtor i ri i RTSH-së me 7 vota pro nga 9 anëtarë të Këshillit Drejtues

15 Nëntor 2021, 13:36| Përditesimi: 13 Prill 2023, 13:03

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH është zgjedhur Enkelejd Joti. Drejtori i ri u zgjodh sot nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar. Joti u zgjodh me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit  Drejtues me tre të pestat e votave.

Ai siguroi sipas ligjit shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen këtë të hënë proceduren statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit.

Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në seancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike. Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik.

Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi. Në mbledhjen e këshillit, anëtarët e tij u drejtuan pyetje secilit prej kandidatëve që hynë në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Procedura e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm u monitorua nga komisioni ad-hoc i ngritur për këtë qëllim dhe respektoi gjithë procedurat që parashikon statuti i Radio Televizionit Publik.

Kush është Enkelejd Joti?
Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen. Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës,. Nga viti 2017, ai ka qenë drejtori i ri i Qendrës Spitalore Nënë Tereza, e ndërsa pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, ai mori pjesë në garën për të drejtuar RTSH, ku u shpall fitues dhe mori 7 nga 9 vota të Këshillit  Drejtues.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 15/11/2021 17:49

    Keto jane lepirsat e vjeter te rames qe tashti ja shperblen me poste vakante ku ka tendera dhe leke,

    Përgjigju
  • Ishtopchannel: 15/11/2021 16:36

    Njeri profesionist, me ne fund rtsh do drejtohet nga njerez qe e njohin televizionin ne themele! Urime zoti Joti.

    Përgjigju
    • Mali: 15/11/2021 21:40

      RTSH u shkaterrua per ti hapur rrugen televizioneve private si Top-channel e me rradhe. Vetem ne shqiperi ndodh qe shkaterrohet televizioni publik per ti hapur rrugen privatit. Televizionet private kane plackitur arkivat e TVSH dhe te kinostudios.

    • Mali: 15/11/2021 21:35

      Per cfare profesionalizmi flasim? Harrove qe per teket e Enkelejd Jotit taksapaguesi shqiptar do te paguaje 110 milione euro!

  • Agim: 15/11/2021 14:02

    Mire e bene qe e zgjodhen.pasi i dhjeu ne te QSUT te dhjesi edhe RTSH

    Përgjigju
  • Redi: 15/11/2021 13:58

    Fjala "zgjidhet" sikur nuk shkon ne kete rast. U caktua, emerua, vendos do qe me e pershtatshme. Zgjedhja eshte liri dhe vullnet i pa vesuar apo ndikuar. Kurse zoteria thkesht u vendos nga Rama. Kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?