Eminem së shpejti do të bëhet gjysh, e zbuloi në një mënyrë tejet të veçantë

4 Tetor, 10:42| Përditesimi: 4 Tetor, 11:15

  • Share

Reperi i njohur amerikan, Eminem do të bëhet gjysh.

Lajmin e ka bërë të ditur 51-vjeçari me anë të një videoje muzikore publikuar të enjten në këngën e tij “Temporary”, e cila i kushtohet vajzës së tij Hailie Jade.

Videoja përmban një montazh të klipeve të çiftit gjatë jetës së tyre duke përfshirë një moment kur ajo i dhuron babait të saj një bluzë blu me “Grandpa 1” të shkruar në anën e pasme.

Ajo i tregoi atij edhe një ekografi duke e njoftuar se është në pritje të ëmbël. Po ashtu 28-vjeçarja konfirmoi shtatzëninë e saj në një postim në rrjetet sociale.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?