Ëmbëlsirë me biskota dhe krem kakao pa pjekje për 5 minuta nga zonja Albana

9 Maj 2022, 11:26| Përditesimi: 9 Maj 2022, 11:27

  • Share

ËMBËLSIRË ME BISKOTA DHE KREM KAKAO

Përbërësit:

1 pako biskota savojard

1l qumësht

3 lgj miell

2 lgj kakao

5 lgj sheqer

3 lgj miell orizi

arra, pluhur arrë kokosi

arrë moskati

luleshtrydhe për dekor

Përgatitja:

Marrim biskotat dhe i zhysim në qumësht të ftohtë dhe i shtrojmë në një formë rrumbullake, ku poshtë kemi një pjatë të sheshtë. Pjesën tjetër të qumështti e shtojmë në tenxhere, ku shtojmë sheqer, miell orizi, miell gruri, kakao, këto përbërës i përziejmë me një tel rrahës në gjendje të ftohtë. Mbas 5 minutash rrahje I vendosim në proçes termetik kur ne fillojmë që eli rrahës fllon rëndohet dhe masa bëhet homogjene, këtë masë, e shtojmë tek forma e biskotave. Sipër kalojmë një shtresë arrash të grira dhe sipër arrave , një shtresë me pluhur arrë kokosi ku dekorojmë  dhe shtresën tjetër me luleshtrydhe të prera në mes. E vendosim ën frigorifer 2 orë dhe më pas është gati per servirje.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?