Foto ilustruese

Bota

EMA paralajmëron për një variant të ri të COVID-19 në dimër

2 Shtator 2022, 19:01| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 19:00

  • Share

Agjencia e Barnave e Bashkimit Evropian (EMA) deklaroi se një variant "krejtësisht i ri" i COVID-19 mund të shfaqet këtë dimër, por vaksinat ekzistuese mund të mbrojnë nga sëmundshmëria e rëndë prej varianteve të ndryshme.

EMA tha më 2 shtator se organizata po përgatitet të hapë një fushatë për vaksinat përforcuese përpara një vale të re të parashikuar të rasteve të koronavirusit.

Shefi i vaksinave në EMA, Marco Cavaleri tha në një konferencë për shtyp se njerëzit "nuk duhet të presin për një vaksinë specifike”

"Mund të dalë një variant krejtësisht i ri që ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot", tha ai.

EMA më 31 gusht miratoi vaksinat nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna që janë krijuar për të luftuar nënvariantin BA.1 të Omicron-it. Një vaksinë e zhvilluar nga Pfizer që synon variantet tashmë mbizotëruese BA.4 dhe 5 pritet të miratohet në javët e ardhshme.

Shumica e njerëzve do të vazhdojnë të marrin vaksinat origjinale të krijuara për të trajtuar llojin origjinal të koronavirusit.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?