Elvana Gjata dhe Ylli Limani

VIP & Spektakël

Elvana Gjata dhe Ylli Limani surprizojnë fansat, bashkëpunojnë për dy këngë të reja

17 Korrik 2021, 12:02| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 11:14

  • Share

Elvana Gjata dhe Ylli Limani kanë surprizuar fansat pasi kanë konfirmuar se do të bashkëpunojnë për dy këngë. Ky bashkëpunim përflitej prej shumë kohësh por ishin pikërisht dje Elvana Gjata dhe Ylli Limani të cilët postuan të njëtën sotry në Instagram, pothuajse në të njëjtën kohë.

“Të shtunën… X2“, shkruan ata shoqëruar me emojin e një ore.

Ndërkohë sot ata kanë zbuluar detajet e tjera dhe i kanë surprizuar të gjithë teksa kanë treguar se do të vijnë jo me një, por me dy këngë të reja. Këngëtarët kanë ndarë në Instagram një foto të përbashkët, ku shihen të ulur në një divan teksa shohin në sy njëri-tjetrin. Ata kanë zbuluar se këngët e reja do të mbajnë titujt “E di” dhe “Marre” e do të publikohen të shtunën në orën 18:00.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?