Foto ilustruese

Elbasan/I mituri humb drejtimin e automjetit dhe përplaset me murin rrethues të një banese, plagoset 4-vjeçari

10 Korrik, 13:18| Përditesimi: 10 Korrik, 14:30

  • Share

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me murin e një banese, ku për pasojë mbeti i plagosur një 4 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 9 korrik në lagjen "Dyli Haxhire".

Aktualisht fëmija ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në lagjen "Dyli Haxhire", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4 vjeç i shtetasit R. G., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: