Elbasan, viti i ri shkollor nis të hënën me 500 nxënës më pak se vitin e kaluar! Shkak emigrimi dhe rënie e lindshmërisë

8 Shtator, 15:02| Përditesimi: 8 Shtator, 15:14

  • Share

Rreth 500 nxënës më pak do të ulen në bankat e shkollave të bashkisë Elbasan për vitin 2024-2025. Faktorët janë të shumtë, por drejtuesit e arsimit në Elbasan e lidhin me uljen e lindshmërisë dhe emigracionin, sidomos në fshatra. 

“Tendenca e uljes së regjistrimeve është çdo vit. Si rrjedhojë e shumë faktorëve, ku kryesore është lindshmëria që është gjithmonë në ulje. Në totalin e regjistrimeve, kemi 2.8% më pak të regjistruar se një vit më parë. Kemi 14 230 të regjistruar në sistemin arsimor publik dhe 1 375 në privat. Në krahasim me vitin e shkuar kemi vetëm një diferencë prej 500 nxënësish më pak”, tha Drejtoresha e ZVA Elbasan, Vesa Liço.

Në Elbasan nuk raportohet për shkolla të mbyllura, por bashkim klasash dhe shndërrimi në shkolla vartëse.

“Shkolla që mbyllen nuk kemi, por kemi shkolla që ju reduktohet numri i nxënësve dhe si të tilla kthehen më shkolla vartëse. Kemi 3 klasa në zona të ndryshme që mbyllen. Në 2 klasa nxënësit janë rritur dhe nuk ka më nxënës, prurje për atë shkollë”, u shpreh Liço.

Ndryshe nga fshatrat, në qytetin e Elbasanit disa shkolla do të zhvillojnë mësim me dy turne, për shkak të mungesës së hapësirave.

“Ka disa shkolla që zhvillojnë mësimin me dy turne. Shpresojmë ti reduktojmë”, përfundoi drejtoresha e ZVA Elbasan.

 

Pas pesë vitesh protesta nga banorët rihapet shkolla 9-vjeçare e Treganit, e cila u mbyll si pasojë e dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.

 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?