Motori dhe karroca e vjedhur, të sekuestruara nga policia si prova

Elbasan/ Të dënuar më parë për drogë dhe plagosje, pranga 2 hajdutëve serialë! Vodhën brenda ditës motorin dhe karrocën e fëmijëve

18 Tetor, 09:27| Përditesimi: 18 Tetor, 09:29

  • Share

Elbasan- Policia e Elbasanit arrestoi 2 persona të dyshuar, si pjesë e një grupi që kryenin vjedhje dhe plaçkitje në qytet dhe më tej, ndaj banesave dhe bizneseve.

Policia tha se të dyshuarit janë persona me precedentë penalë, të dënuar më parë për plagosje të rëndë dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve. Të ndaluarit janë B. K., 28 vjeç dhe E. S., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan.  

Rastet më të fundit të dokumentuara janë ato të vjedhjes së një motori dhe një karroce fëmijësh dy ditë më parë. Vjedhjet e dokumentuara kanë ndodhur në lagjen "5 Maji".

Fillimisht kanë vjedhur një 1 motomjet, të cilin më pas e ka fshehur shtetasi E. S., kurse më tej një karrocë për fëmijë në një automjet, pasi kanë thyer xhamin e makinës. Të dyja mjetet u gjetën si prova materiale. Hetimet po i ndjek prokuroria vendore, me akuzën e "vjedhjes", e kryer në bashkëpunim.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?