Elbasan/ Pjesë e një bande kriminale të trafikut të drogës, bie në pranga 60-vjeçari! Theu masën e sigurisë dhe nuk iu bind policisë të ndalonte

1 Nëntor, 11:25| Përditesimi: 1 Nëntor, 11:33

  • Share

Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar në Elbasan, i cili është i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh.

Policia bënë me dije se në pranga është vënë personi me inicialet, F. D, me masë sigurie ‘arrest në shtëpi’, pasi kishte dalë nga banesa dhe kur është pikasur nga policia, ka refuzuar të ndalojë.

Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.

“Për shtetasin F. D., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?