Foto ilustruese

Elbasan/ 43 vjeçari rreh gruan e pajisur me urdhër-mbrojtje, arrestohet në flagrancë

20 Maj, 11:10| Përditesimi: 20 Maj, 11:14

  • Share

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 43 vjeçar që ka dhunuar gruan e tij ndonëse ajo ishte pajisur edhe me urdhër mbrojtje. 

"Komisariati i Policisë Cërrik -arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje", njofton policia.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?