Futbollistët e Partizanit dhe Jasir Asani

Ekuban dhe Asani mesazhe mbështetje për Partizanin në final-four, të kuqë favoritë! Skënderbeu: Tifozë, me ju marrim atë që na takon

16 Maj, 14:21| Përditesimi: 16 Maj, 14:26

  • Share

Duke nisur nga e premtja në orën 20:00 do jepet verdikti i parë i formulës së re të Superligës ‘final-four’, pasi Partizani-Skënderbeu do përballen në gjysmëfinale për të përcaktuar ekipin finalist që vijon më tej ëndrrën për titull kampion. Kryeqytetasit kampionë në fuqi shihen si më të avantazhuar, por korçarët këtë sezon janë skuadra që iu ka hapur më shumë punë. Deri më 4 maj, Skënderbeu kishte fituar 2 dhe barazuar 1 herë ndaj të kuqve, ndërsa të besuarit e Shehit në javën e 33 të Superligës mundën për herë të parë korçarët.

Favorit në këtë përballje delikate Partizani vjen jo vetëm për shkak të renditjes së sezonit të rregullt, por edhe sepse ka një vlerë dyfish në merkato sesa Skënderbeu. Ndër të tjera në këtë gjysmëfinale mund të kualifikohet edhe me barazim, ndërsa në prag të ndeshjes dy ish-lojtarë të kuq që po shkrujnë historinë e tyre kanë dashur ti japin zemër Partizanit.

“Përshëndetje ekipit më të mirë në Shqipëri, Partizani! Ju uroj shumë suksese ccunave të Partizanit sepse kanë bërë një punë shumë të mirë deri tani dhe besoj nuk duhet ta ndalen akoma pasi kanë mbetur disa ndeshje për të dalë kampion i Shqipërisë. Këto ndeshje do të jenë të vështira, por me ndihmën e tifozëve, stafit, trajnerit dhe presidentit do të jenë të gjithë bashkë për të arritur objektivat dhe në fund të dalin prapë kampion, sepse është ndër klubet më të mëdha në Shqipëri dhe besoj se ccunat e Partizanit janë gati për të dhënë maksimumin dhe për të arritur objektivat e klubit. Forca Partizani!,”-u shppreh Jasir Asani, ish-futbollist i Partizanit.

“Jam Ekuban, mendoj se më mbani mend disa prej jush. Kam qenë në klubin tuaj disa vite më parë dhe kam dëgjuar që jeni në gjysëmfinale. Një gjë që nuk arrita te klubi ishte të fitoja trofe dhe shpresoj se mund ta kryeni këtë mision. Bëjeni për mua, për tifozët që janë të mrekullueshëm. Forca Guerrils dhe për një popull që është i kuq, i Partizanit,”-tha Caleb Ekuban, ish-futbollist i Partizanit:.

Edhe Skënderbeu u ka bërë thirrje tifozëve të jenë të shumtë në këtë përballje, duke deklaruar konkretisht se ‘me mbeshtëtjen e tyre marrin atë ç’ka u takon’. Korçarët, të cilët pavarësisht se janë në ‘final-four’ nuk marrin pjesë në Europë këtë sezon, janë 8 herë kampionët e Shqipërisë, ndërsa Partizani e ka fituar 17 herë trofeun më të rëndësishëm kombëtar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bariam Memo TIFOZI NR NJË I PARTIZANIT NGA FSHATI STARJE I: 16/05/2024 14:47

    Janë ndeshje emocionuese. Partizani, duhet ta vrasë ndeshjen, që në pjesën e parë. Skënderbeu, lufton për vete,por edhe për Vllazninë.Në vitet, kur Korça, dilte kampion,Vllaznia e ka ndihmuar,sidomos duke luajtur fort ndaj Partizanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?