Eksperti i OKB: Autoritetet, gatishmëri për të mbrojtur të drejtat e personave LGBT

12 Korrik, 15:56| Përditesimi: 13 Korrik, 11:45

  • Share

Në vizitën 12 ditore në Shqipërië, eksperti i OKB Graeme Reid konstaton se vihet re një rritje të retorikës fetare jo tolerante e keq orientuese ndaj orientimit seksual dhe identitetin gjinor. Ai ndalet në polemikat e lindura pas martesës të së njëjtës gjini në Tiranë të Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara.

“Kam përmendur dhe tek raporti im për mungesën e bazës ligjore për njohjen e partneriteteve të çdo lloj, të personave të së njëjtës gjini. Jam në dijeni të ceremonisë që ju përmendët por ajo ishte një ceremoni simbolike për të vënë dukje edhe njëherë mungesën e dokumentacioneve të bazës ligjore për të njohur partneritetet e çdo lloji të personave të së njëjtës gjini. Përgjigja është e drejtpërdrejtë dhe ka të bëjë me njohjen e të dy palëve si nëna të këtyre vajzave. Kjo çështje është manipuluar dhe është keqpërdorur në sferën publike dhe është përdorur për retorika negative. Shqipëria njihet për frymën e tolerancës, megjithatë aktualisht kemi vënë re një rritje të retorikës fetare jo tolerante dhe keq orientuese”, tha eksperti i OKB Graeme Reid.

Në prezantimin e gjetjeve paraprake, Reid tha se në Shqipëri kuadri ligjor është i rregulluar mirë, por vënia në praktikë e tij ka shumë mangësi.  

“Shpesh vëmë re se një gjuhe e tillë arrin deri në nivelin e gjuhës së urrejtës, është një gjuhë jo tolerante dhe diskriminuese ndaj personave LGBTI. Është e rëndësishme që zyrtarë të lartë të flasin kundër kësaj gjuhe të tillë. Diçka që më ra në sy gjatë udhëtimit tim në Shqipëri është që kuadri ligjor është i shkëlqyer, por jo gjithmonë kthehet në praktikë.”

Ndër gjetjet e ekspertit të OKB shihet me shqetësim fenomeni i bullizmit në shkolla, diskriminimit në vendet e punës kryesisht me bazë gjinore.

“Aktualisht ka nivel të lartë të bulëzimit në shkolla. Organizatat e shoqërisë civile flasin për nivel të lartë të diskriminimit në vendin e punës. Ajo që kemi vënë re është niveli i lartë i dhunës me bazë gjinore në Shqipëri. Shpesh kjo dhunë vjen për shkak të orientimit seksual. Kam për të paraqitur disa rekomandime. Fusha e parë që do paraqisja një rekomandim është fusha e çështjeve ligjore. Nevojiten që të merren masa dhe të adresohen boshllëqet gjinore dhe të përfshihet njohja ligjore e gjinisë”.

Eksperti i OKB zhvilloi takime dhe vizita në Tiranë, Shkodër, Kukës, Vlorë, Sarandë dhe Korçë, me zyrtarë të lartë e përfaqësues të Bashkive dhe të organizatave Civile. Gjetjet Graeme Reid, do t’i paraqesë si raport para Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut në qershor të 2025.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?