Mozaiku i zbuluar në Durrës

EKSKLUZIVE/ Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës! Gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e të katërtit

4 Qershor, 11:30| Përditesimi: 4 Qershor, 12:17

  • Share

Gërmimet në qytetin e Durrësit kanë nxjerrë në dritë tre mozaikë dhe ndërkohë gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e një të katërti.

Arkeologu Luan Përzhita tha në interviste për Report tv dhe Shqiptarja.com se shtrësëzimet e strukturave murale deri më tani kanë zbuluar jo vetëm 3 mozaikët më të mëdhenj në Durrës, por edhe një sërë afreskësh stili i të cilave ngjason me ato të Pompeit.

Përpos tyre mbindërtimi i strukturave murore të godinave, nis që prej shekullit të III përpara erës sonë dhe shfaq ndryshime të vazhdueshme deri në shekullin e IV pas erës sonë, me një kulm të lulëzimit dhe luksit përgjatë shekullit të I dhe II.

Arkeologu Përzhita e sheh si një ndër zbulimet më të rëndësishme të Durrësit, që prej zbulimit të Amfiteatrit.

 

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mirela mira: 06/06/2024 09:40

    ju lumte.Uroj qe te publikohen ne revistat me te rendesishme te botes per arkeollogjine.

    Përgjigju
  • durrsian: 05/06/2024 07:29

    shyqyr qe ka ik gjushi se do e betononte brenda nates

    Përgjigju
  • Populli: 04/06/2024 21:07

    Ju lumshin duart shume te bukura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?