Ekskluzive/ Parti të re pasi humbi vulën e PD? Lulzim Basha nesër vendos fatin e tij politik

13 Qershor, 19:09| Përditesimi: 13 Qershor, 22:04

  • Share

Lulzim Basha i la 2 ditë afat vetes dhe mbështesve të tij dhe të premten në orën 14:00 do të zhvillojë takimin që pritet të vulosë fatin e tij politik, pas humbjes së vulës së Partisë Demokratike të martën në Gjykatën e Apelit. 

Basha po shqyrton të gjitha mundësitë, por anëtarët e kryesisë që janë marrë me çështjet ligjore dhe zgjedhore në grupimin e tij, e kanë këshilluar të mos humbasë më kohë me betejën për rekurs në Gjykatën e Lartë. 

Mundësia më e madhe është krijimi i një partie të re, por vendimi nesër do të merret bazuar mbi situatën e anëtarësisë dhe rrjedhjet drejt Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, pas kalimit të vulës nga Basha te ish kryeministri nën arrest shtëpie. 

Këto rrjedhje kanë nisur edhe në radhët e deputetëve pasi në vetëm 2 ditë, 2 deputetë të PD, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Tase Bane, nga 11 që e përkrahin, nënkuptuan divorcin me Bashën. Nga ana tjetër deputetja Flutura Açka përforcoi qëndrimin-pro Basha, duke thënë se aleat do të zgjedhë SPAK. “Sa mijëra e mijëra mendojnë si unë? Ajo është pra, partia ime” shkruajti Açka duke nënkuptuar idenë e një partie të re. 

Vëtë Basha e ka pranuar tashmë ‘humbjen’. Në të gjitha rrjetet sociale ai e ka hequr statusin “Kryetar i PD”, ndërsa Report Tv ka mësuar se përgjatë këtyre dy ditëve ish kryetari i PD ka patur komunikime edhe me përfaqësues ndërkombëtarë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lori: 13/06/2024 20:35

    Deputetet do behen me Berishen se privilegj i madh deputetlleku,kjo i bashkon, jo vizioni. Iku PD, na e la voten ne xhep

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?