Panagiotis Ginis

Egnatia merr portierin e AEK-ut të Athinës

13 Gusht, 15:12| Përditesimi: 13 Gusht, 15:14

  • Share

Egnatia është në kërkim të një portieri dhe duket se e ka gjetur në Greqi. Panagiotis Ginis ka një akord me klubin kampion të Shqipërisë dhe pritet të prezantohet në orët që vjinë.

Largimi i Alen Sherrit te Cagliari në Serie A ka bërë që Egnatia të kërkojë një gardian për katërkëndëshin, me 25-vjeçarin Panagiotis Ginis që është produkt i Apollon dhe me një të kaluar të gjatë te AEK-u i Athinës.

Nga 2021 deri pak muaj më parë ai ishte pjesë e ekipit të dytë në skuadrës nga kryeqyteti grek, ndërsa tani ka mbetur pa kontratë. Gjithçka duket e kryer dhe Panagiotis Ginis do mbrojë portën e Egnatias, teksa nuk duhet harruar se rrogozhinasit kanë në gjirin e tyre edhe Ilir Dabjanin, 23-vjeçarin që në Kupat e Evropës tregoi paraqitje dinjitoze dhe kërkon një fanellë titullari.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?