Altin Dumani

Eduard Zaloshnja: Shumica e shqiptarëve miratojnë Altin Dumanin

25 Tetor, 15:21| Përditesimi: 25 Tetor, 15:23

  • Share

Në një sondazh që bëra për Report Tv në fund të vitit të shkuar, pyetja kryesore ishte: “Gjatë vitit 2023, kush nga 10 zyrtarët/politikanët e mëposhtëm mendoni se ka patur më shumë ndikim në jetën e vendit?

I pari në listë rezultoi kreu i SPAK-ut Dumani (50.1%), i ndjekur në distancë nga Edi Rama (25.2%), dhe me rradhë pastaj 8 zyrtarë/politikanë të tjerë.

Qysh nga fundi i vitit të shkuar, shumë ujra kanë rrjedhur në lumenjtë e Shqipërisë, dhe shumë politikanë/zyrtarë të rëndësishëm janë hetuar/akuzuar nga SPAK-u. Shumë nga të mazhorancës e disa të opozitës kanë qenë në shënjetrën e SPAK-ut këtë vit. Por SPAK-u është sulmuar kryesisht nga eksponentë/analistë opozitarë. Sidomos kreu i tij, Altin Dumani.

Fatkeqësisht në Shqipëri nuk zhvillohen sondazhe periodikë, ku të pyetet për personat më të rëndëshsishëm të shtetit/politikës. Por duke ekstrapoluar nga sondazhet ku pyetet për punën e SPAK-ut në përgjithësi, dhe ato të paktat për kreun e tij Dumani, mund të arrihet në përfundimin se shumica e shqiptarëve kanë opinion pozitiv për SPAK-un dhe kreun e tij Dumani. Më shumë se për kryeministrin Rama, dhe dhe goxha më shumë se për pretendentin për kryeministër Berisha.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?