Kamala Harris

Eduard Zaloshnja: Femrat, të rinjtë e të zinjtë anojnë qartazi nga Kamala

24 Tetor, 13:38| Përditesimi: 24 Tetor, 13:41

  • Share

Në historinë 250 vjeçare të SHBA-së, për herë të parë kandidon për postin e presidentit një femër me ngjyrë - Kamala Harris (Hillary Clinton kandidoi më 2016, por ishte e bardhë).

Sondazhi më i fundit i revistës prestigjigjioze “The Economist” na jep një tablo paraprake të përkrahjes që ka në elektoratin amerikan kandidatja e parë me ngjyrë, në vendin që ende nuk e ka patur në krye një femër deri më sot.

Kështu, nga sondazhi rezulton se ndër zgjedhëset e regjistruara femra, Kamala ka një epërsi 53%-40% ndaj Trump. Por një epërsi më të thellë Kamala ka ndër të rinjtë 18-29 vjeç (58%-37%), dhe më të butë ndër moshat 30-44 vjeç (53%-39%). Për sa i përket racës, Kamala ka një epërsi dërrmuese ndër të zinjtë (blacks) – 80% ndaj 13%. Më e butë është epërsia e saj ndër hispanikët (55%-39%).

Sidoqoftë, shifrat e mësipërme janë në rrafsh kombëtar. Ndërkohë, fati i Kamalës duket se do të përcaktohet në tre shtete ku ajo duhet të fitojë patjetër: Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Në këto shtete, përveç përthyerjeve gjinore, moshore dhe racore, ka edhe micro-përthyerje etnike.

Kështu, rreth 900 mijë zgjedhes me prejardhje nga Ukraina e Polonia në Pennsylvania e Wisconsin, dhe rreth 300 mijë zgjedhës me prejardhje arabe në Michigan mund të bëjnë diferencën atje. Sepse në këto tre shtete fituesi mund të përsaktohet nga disa pak mijëra vota…

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?