Bora Zemani, Donaldi dhe Romeo Veshaj

E veshur si zanë, Bora Zemani sfilon për Valdrin Sahitin, në event edhe Donaldi! Çfarë po ndodh me dyshen?

16 Maj 2022, 22:35| Përditesimi: 16 Maj 2022, 22:36

  • Share

Bora Zemani më e bukur se kurrë sfiloi me veshjen magjike të krijuar nga stilisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Valdrin Sahiti.  

Në mbrëmjen e prezantimit të koleksionit më të ri të stilistit, ishin të ftuar shumë nga personazhet e njohura të showbizzit, mes tyre Donaldi dhe Romeo Veshaj.

“Zëra” nga mediat rozë thonë se Bora dhe Donaldi kanë mbërritur bashkë në eventin e modës.

Këto thashetheme nuk janë dhe aq pa baza pasi ishte jo më larg se para disa ditësh qe u raportua se Bora ka shoqëruar së fundmi me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka pasur në Kosovë.

Valdrin Sahiti është një nga krijuesit e modës më të njohur shqiptar në botë. Kujtojmë se ai ka veshur një nga emrat më të njohur te industrisë së muzikës në botë, Beyonce.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?