Banesa ku jetonte çifti

SHBA/ 27- vjeçarja shqiptare vret me armë burrin dhe më pas veten në banesën e tyre! Motra e 34-vjeçarit: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij

29 Nëntor, 16:37| Përditesimi: 29 Nëntor, 20:23

  • Share

SHBA-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku gruaja ka vrarë burrin me armë në banesën e tyre dhe më pas veten.  

Sipas mediave amerikane, ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, mbrëmjen e 27 nëntorit, ku viktimat janë Pajtim Krasniqi 34-vjeç nga Peja e Kosovës dhe gruaja e tij Sabrina Krasniqi, 27- vjeç. 

'Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët", tha policia.

Ndërkohë, banorët e zonës kanë treguar se ata kishin dëgjuar të bërtitura para se të dëgjoheshin të shtënat.

“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme. Dëgjova të shtënat dhe më pas pas disa minutash makinat e policisë dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz”, tha Max Braendlin, i cili jeton në atë lagje.

Pas ngjarjes një reagim ja ardhur edhe nga motra e të ndjerit Albana, e cila e ka akuzuar gruan e Pajtimit, për këtë vrasje.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllëzërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj”, shkruan ajo më tej.

Ora 20:15
SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua

1732907137_PajtimKrasniqi.JPG

Pajtim Krasniqi (viktima)

Ngjarja e rëndë në Florida të SHBA, ku gruaja vrau burrin e saj nga Kosova, Pajtim Krasniqi dhe më pas qëlloi veten ka tronditur mbarë opinionin në zonën ku ata banonin.

Motra e Pajtimit, Albana Krasniqi ka prekur me postimin e saj për vëllain e ndjerë. Ajo thotë se Sabrina zgjodhi t’i marrë jetën, duke e qëlluar me pesë plumba.

“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij. Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.

Ora 19:45
Vdekja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vrau burrin më pas qëlloi veten! Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura

1732906171_policia.JPG

Detaje të reja kanë dal nga vdekja e një çifti shqiptar nga Kosova në një ndërtesë shumëkatëshe luksoze në Hallandale Beach, në SHBA.

Policia tha se viktimat janë 34-vjeçari Pajtim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi, ku ka rezultuar se kjo e fundit ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj dhe më pas veten.

"Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët", tha policia në një njoftim për media.

Një regjistrim i siguruar nga policia i të shtënat me armë zjarri tregon pesë të shtëna radhazi, të ndjekura nga një pauzë e shkurtër dhe më pas një e shtënë e gjashtë. Ndërkohë, banorët e zonëns tregojnë se ata kishin dëgjuar të bërtituara.

“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme. Dëgjova të shtënat dhe më pas pas disa minutash makinat e policisë dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz”, tha Max Braendlin, i cili jeton në atë lagje.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?