E reja që la Tiranën për të hapur studio poçarie në Korçë: Ju rrëfej pasionin tim

7 Korrik, 17:04| Përditesimi: 7 Korrik, 19:13

  • Share

Që në vegjëli, Yrmela Kaso pasionin për artin e ka shpalosur mbi telajo. Piktura e parë ishte një rrugë e Strasburgut.. Ndonëse piktura mbetet është një pasion i madh për të, 27 vjeçarja i është përkushtuar një tjetër xhanri.

Ka vendosur që të merret me poçari e madje në vendlindjen e saj Korçë, ku u kthye pas studimeve të larta në Universitetin e Arteve në Tiranë. Nëpërmjet një Start Up-i Yrmela ja doli që të hape edhe studion e saj që quajti “BATO”, balta dhe toka. Kjo do ta bënte të renë, të parën e moshatareve të saj që do t’i dedikohej traditës së hershme të qytetit.

“Studiova në Universitetin e arteve për pikturë dhe skulpturë. Qeramikën e kam prekur tani, së fundmi. Është një profesion i ri për mua. Për shumë arsye familjare vendosa të rikthehem në vendin tim të lindjes. Avash-avash fillova të krijoja miqësi të reja. Tani dhe me studion. Interesi për traditën vjen duke u ulur nga të rinjtë. Për mua është një veprimtari e lezetshme dhe spirituale. Bëj vazo, aksesorë. Varse, vëth me qeramik dhe porcelan”, u shpreh 27-vjecarja.

Punimet e 27 vjeçares janë kryesisht vazot prej balte, aksesorë të tjerë e deri tek varset karakteristike me qeramikë. Për punimet më të interesuarit thotë se janë të huajt, ndërsa vendasit më pak.

“Deri tani kemi shitur me turistë të huaj. Tregu është pak i vështirë”, tregoi Kaso.

Yrmela mes të tjerash përcjell mesazhin se të rinjtë duhet të qëndrojnë dhe të investojnë në vendin e tyres, siç dhe ajo bëri.

“Unë luftoj shumë për të qëndruar. Ti japim një shans Shqipërisë”, përfundoi ajo.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rikardo: 07/07/2024 17:39

    Ti jepi një shans Shqipërisë, të tjerët t'i japin një shans vetes duke ikur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?