Kronikë

E reja në mëshirë të fatit, ura provizore drejt shembjes! Kompania ndërpret punimet për urën e re Darëzezë-Fier

11 Shtator 2021, 16:29| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 16:44

  • Share

Puna për ndërtimin e urës automobilistike të Darëzezës në Fier është ndërprerë.

Punimet nisën në fillim të muajit prill dhe sipas projektit duhej të përfundonin në korrik. Për zvarritjen e punimeve, përfaqësues të kompanisë thanë jashtë kamerës se bordi i kullimit nuk ka ndërhyrë për uljen  e nivelit të ujit  në kanalin e hidrovorit.

Aktualisht lëvizja kryhet përmes urës metalike, ku kalojnë jo vetëm banorët e zonës por dhe pushuesit e shumtë që i drejtohen gjatë verës bregdetit të Darëzezës.

'Kjo do të kishte përfunduar në korrik. ja po e lëmë në fund të korrikut, por kjo ska për të përfunduar as para vitit të ri. kjo ka penguar edhe zhvillimin e turizmit.'- tha një banor.

'Ne mezi po presim të bëhet dhe ka një vit që nuk është bërë dhe as spo bëhet.'- tha një tjetër.

'Ka muaj plazh janë penguar nga puna e urës, ja ta bëjmë sot ja ta bëjmë nesër.'- u shpreh një banor.

Ura e Darëzezës u shemb për herë të parë në vitin 2017 si pasojë e përmbytjeve. U ndërtua nga ushtria një urë provizore e cila u shemb në qershor të këtij viti si pasojë e peshës së rëndë të një kamioni që tentoi të transportonte kontejner. Sërish ushtria ndërtoi një urë provizore, deri në ndërtimin e urës së re automobilistike, të financuar nga qeveria shqiptare me fond prej 32. 9 milionë lekësh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?