Hwang Hee-Chan

E quajti rivalin 'Jackie Chan', FIFA pezullon për dhjetë ndeshje mbrojtësin italian

8 Tetor, 10:33| Përditesimi: 8 Tetor, 10:35

  • Share

Mbrojtësi i Comos, Marco Curto është pezulluar me 10 ndeshje nga FIFA, për abuzim racor ndaj sulmuesit të Wolves, Hwang Hee-chan në një miqësore parasezonale.

Curto ka komentuar me qëllim për ta ofenduar sulmuesin e skuadrës angleze Hwang Hee-Chan duke i thënë “Jackie Chan”. Komenti i italianit nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga FIFA, e cila e ka pezulluar për plot 10 ndeshje.

Momentalisht Curto aktivizohet në formë huazimi te Cezena. Klubi i Comos, i cili zotëron kartonin e lojtarit, ka akuzuar Wolvesin se ka ekzagjeruar ndodhinë. “Injorojeni djema, ai mendon se është Jackie Chan”, ka qenë fraza e thënë nga Curto duke iu referuar prejardhjes koreano-jugore të Hwang Hee-chan.

 Wolves u ankua në Federatën Italiane të Futbollit dhe tek UEFA, e cila tha se ishte e pafuqishme të vepronte sepse nuk ishte një ndeshje e UEFA-s. Por Federata Koreano-jugore e Futbollit u përfshi dhe e raportoi incidentin në FIFA.

“Lojtari Marco Curto u gjet përgjegjës për sjellje diskriminuese dhe u sanksionua me 10 ndeshje pezullim”, tha një zëdhënës i FIFA-s.

“Shërbimi i gjysmës së këtyre ndeshjeve është pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh dhe lojtari urdhërohet të bëjë shërbime komunitare dhe t'i nënshtrohet trajnimit dhe edukimit me një organizatë të miratuar nga FIFA”.

Mbrojtësi italian Curto, 25 vjeç, iu bashkua skuadrës së Serie B Cesena në një huazim për një sezon një javë pas ndeshjes kundër Wolves.

Marco Curto

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?