E qëlluan me 20 plumba, si i mbijetoi atentatit ‘Mbretëresha’ e drogës në Brazil! Ekzekutimi i bashkëshortit dhe marrja e ‘fronit’ në botën e krimit (VIDEO)

4 Shkurt 2022, 14:01| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 14:30

  • Share

Njëzet plumbave i ka shpëtuar, “Mbretëresha” e drogës në Brazil, pas një atentati që iu bë asaj tre ditë më parë.

Camila Marodin bjondja plot tatuazhe, është kapur “mat” nga “kundërshtarët” e saj teksa po dilte nga makina e saj së bashku me një tjetër njeri, kur papritur janë qëlluar me breshëri plumbash.

Me gjurmuesin në këmbën e saj, për shkak të faktit se ajo është në arrest shtëpie, trafikantja e njohur u qëllua 20 herë me armë, teksa po kthehej në shtëpi pasi kishte bërë pazarin/

Siç shihet edhe nga videoja e publikuar në mediat, ata menjëherë kanë reaguar duke iu ‘fshehur” plumbave që fatmirësisht nuk i prekën.

Atentati ndaj Marodin vjen pas vrasjes së bashkëshortit të saj Ricardo Marodin gjatë ditëlindjes së një prej fëmijëve të tyre në nëntor. Kjo ngjarje u regjistrua vetëm disa ditë para se gruaja të arrestohej.

Mediat vendase thonin se Camila Marodin ishte bërë një nga liderët e bandës pas ekzekutimit të bashkëshortit.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?