E paprecedentë në Brazil! E ndëshkoi me të kuq, futbollisti tenton të godasë arbitren (VIDEO)

3 Maj 2022, 12:09| Përditesimi: 3 Maj 2022, 12:18

  • Share

Një incident i paprecedentë ka ndodhur në Serinë B të Brazilit teksa luhej ndeshja mes Retros dhe Nautikos, e vlefshme për ‘play-off’ dhe që u mbyll me kualifikimin e miqve me penallti.

Në minutën e 22 pasi goditi kundërshtarin me brryl mesfushori Zhan Karlos ndëshkohet me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij, Nautiko me 10 lojtarë. Menjëherë sapo arbitrja i drejton kartonin e kuq ai i vërsulet për ta sulmuar pasi sipas tij ishte një gabim i gjykuar nga kryesorja.

Një ngjarje që nuk lë aspak shije të mirë ku pamjet e tregojnë mjaft qartë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?