Komisioni hetimor për Sterilizimin vijon pa opozitën! PD e bojktoi edhe pse e ngritën vetë! Vokshi sms deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është NUL

1 Tetor, 11:19| Përditesimi: 1 Tetor, 17:03

  • Share

Partia Demokratike vijoi sot ditën e dytë të bojkotit të komisioneve parlamentare. duke refuzuar të ishte prezent dhe në komisionin e ngritur nga vetë PD. Ndërkohë Komisioni ka nisur punimet i drejtuar nga Plarent Ndreca,deputeti i PS-së, nënkryetar i këtij komisioni, me marrjen e dëshmisë së Gazment Bejtja, në cilësinë e ish-anëtarit të Komisionit të Ofertave të Koncesionit, me detyrë Drejtor i Kujdesit Shëndetësor dhe detyra të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë deri në vitin 2016.

Albana Vokshi, deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë i ka kërkuar nën/Kryetarit Plarent Ndreca të ndërpresë punën në Komision, duke e quajtur anormale dhe farsë.

Nëpërmjet një mesazhi të dërguar në grupin e përbashkët të punës, Vokshi shprehet se ka kërkuar që mbledhja mos të zhvillohej pa dëshmimtarë. Ajo ka akuzuar mazhorancës, që sipas saj, po përndjek mjekët dhe po i urdhëron të vinë në Komision me urdhër.

Përshëndetje kolegë,

Pas refuzimit të kërkesave të përsëritura nga ana ime për të mos u zhvilluar mbledhja e djeshme, dhe zhvillimit të njëanshëm të mbledhjes dhe uzurpimit të drejtimit të Komisionit pa konsensusin e opozitës, ju njoftoj që ne nuk japim më konsensus për t’u zhvilluar mbledhjet e Komisionit Hetimor nën drejtimin e Maxhorances.

Cdo mbledhje e organizuar pa konsensusin tonë nuk do njihet prej nesh e do të jetë NUL.-shkruan Voklsh

Ndërkohë ditën e djeshme Vokshi ka nisur një mesazh, ku i bën thirrje nën/kryetarit Ndreca mos të zhvillojë punimet e Komisionit.

Z. Ndreca, eshte anormale dhe e pakuptimtë kjo qe ti dhe deputetët e maxhorancës po bëni. 

Kam dhënë mirëkuptimin që të bëhen mbledhje normale sipas procedurave të përcaktuara e të praktikuara deri tani, jo si këto që sapo bëtë.

Kërkova të mos e bëje mbledhjen pa dëshmitarë sepse të gjithë e dini që s do vijë asnjë sot, sepse s ka konfirmime. . . Edhe pse po i përndiqni mjekët pa fund sikur të jenë ata fajtorët… Nuk kuptoj ku po shkoni!!! Duhet të tregojmë pak respekt për ata që i keni kolege e kanë një jetë në mjekësi. 

Nuk arrij të kuptoj ju deputetët e tjerë të maxhorancës që rrini me orë duke pritur nëse shfaqet një mjek i nderuar në derën e parlamentit… sepse kështu ju jepet një urdhër … 

Ne refuzojme të jemi pjesë e lësaj farse.

Degjesat do behen vetëm me ata që kanë qenë pjesë e procesit, procedurave. 

Ne nuk i njohim këto mbledhje që po beni. 
Janë NUL!-shkruan Vokshi. 


Lajmi kryesor:

'Kësaj i thonë p...p... s'e lirohesh!' PD e bojkotoi, PS ecën para, vijon me Komisionin Hetimor për Sterilizimin! Zbardhen replikat e deputetëve në Whastapp! Vokshi: Janë NUL


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?