Agim Zeka

E la në tribunë, Sylvinho i kërkon falje sulmuesit para gjithë ekipit

12 Shtator, 10:53| Përditesimi: 12 Shtator, 10:54

  • Share

Agim Zeka priste të festonte 26 vjetorin me një debutim në Kombëtare, kjo për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Për sulmuesin e Partizanit ftesa nga Sylvinho ishte si një "rilindje" pas viteve jo të mira.

Mirëpo anësori i sulmit nuk mundi të vishte fanellën e Kombëtares, kjo pasi u la në tribunë nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Sipas shtypit të shkruar, Sylvinho i ka kërkuar falje Zekës para gjithë ekipit, teksa ka folur me sulmuesin në lidhje me këtë vendim.

Sipas protokollit të UEFA-s, trajneri do duhet të ketë të gatshëm 23 emra, ndërsa Sylvinho ftoi në ekip 24 lojtarë. Për këtë braziliani u detyrua të linte jashtë Zekën, teksa i ka shpjeguar vendimin sulmuesit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?